Video/ Nëna emigrante ribashkohet me të birin

schedule19:55 - 22 Qershor, 2018

schedule 19:55 - 22 Qershor, 2018

Pas urdhërit ekzekutiv që ndalonte ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë, një nënë nga Guatemala është ribashkuar me të birin 6-vjeçar, i cili ishte dërguar në një kamp të miturish në Arizona.

Pas disa javë larg njëri-tjetrit, një nënë emigrante në Amerikë është ribashkuar me djalin e saj 7-vjeçar. Beata Mariana Mehia dhe i biri Darvin ishin ndarë në bazë të politikave me tolerancë zero të presidentit Donald Trump kundër emigracionit ilegal.

Ata kishin kaluar kufirin amerikan në muajin maj me qëllim që të kërkonin azil, pasi në Guatemalë rrezikonin të binin pre e dhunës. Por me të mbërritur ajo u arrestua ndërsa Darvin u dërgua në një qendër burgimi në Arizona. Tani, pas ribashkimit me të birin në aeroportin e Baltimores, gruaja ka paralajmëruar se do të padisë qeverinë amerikane me argumentin se ndarja nga fëmijët është shkelje e të drejtave të njeriut.

Dy ditë më parë presidenti Trump firmosi urdhërin ekzekutiv që ndalon ndarjen e fëmijëve nga prindërit që kalojnë ilegalisht kufirin, por zgjidhja e problemit është ende larg dhe komplekse. Të enjten, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump vizitoi një kamp në Teksas ku mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre. Bashkëshortja e kreut të shtetit u shpreh e gatshme të ofrojë ndihmën e saj për të zgjidhur problemin e fëmijëve të ndarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!