VIDEO/ “Ndoshta kishte ftohtë nga këmbët”, Klopp shfajëson Alisson Becker

schedule21:35 - 7 Shkurt, 2021

schedule 21:35 - 7 Shkurt, 2021

Liverpool u mposht 1-4 nga Manchester City dhe në dy prej golave gaboi portieri Alisson Becker. I cilësuar si një nga më të mirët në botë, braziliani kishte një natë “jo” dhe trajneri Jurgen Klopp nuk mund t’i shmangë batutat.


Pas ndeshjes, gjermani është ngacmuar në lidhje me gabimet e portierit të skuadrës së tij dhe një argument ishin temperaturat. Brazilianët në fakt e kanë disi problem të ftohtin.

“Nuk mund t’i fshehim gabimet. Ndoshta kishte ftohtë nga këmbët, ose diçka tjetër. Mund të tingëllojë për të qeshur, por mund të ketë qenë kështu. Alisson na ka shpëtuar disa herë, por sonte bëri dy gabime”, shprehet mes të tjerave Klopp. /abcnews.al