Shpërthen festa në Tiuranë, pas golit të Rey Manaj ndaj Serbisë.
Qindra tifozë kuqezi kanë festuar shënimin e golit, në sheshin para stadiumit “Air Albania”.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Rey Manaj, në minutën e 46-të.
Sulmuesi realizoi një eurogol, teksa festoi duke bërë shqiponjën.
Por kjo i kushtoi Manajt, pasi arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë./abcnews.al



