VIDEO | Ndeshja e jetës, Trent Alexander-Arnold i pandalshëm kundër West Ham

schedule08:40 - 27 Shkurt, 2020

schedule 08:40 - 27 Shkurt, 2020

Çdo futbollist gjatë karrierës së tij, bën një ndeshje të madhe të cilën e ka të vështirë ta harrojë. Edhe pse në moshë të re, Trent Alexander-Arnold ka bërë disa ndeshje të mëdha, ku nuk harrohet ai ekzekutim i goditjes nga këndi kundër Barcelonës, në Champions League.

Arnold është vetëm 21 vjeç, por mbrojtësi i Liverpoolit vazhdon të bëjë ndeshje të mëdha. Në takimin kundër West Ham, në Premier League, anglezi dhuroi dy asiste, duke u bërë mbrojtësi më me shumë asiste në historinë e Premier League, me 12 të tillë. Këtë rekord, e mbante po vetë Arnold, sezonin e shkuar.

Klubi i Liverpool, në faqen zyrtare në Twitter, ka publikuar të gjitha prekjet e topit të Arnold në takimin kundër West Ham. Edhe pse një mbrojtës krahu, Arnold i bëri të gjitha. Fenomenal!/abcnews.al