VIDEO/ Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit, ja cili ishte pengu më i madh i tij

schedule09:24 - 17 Janar, 2020

schedule 09:24 - 17 Janar, 2020

Aktori i njohur shqiptar Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë.

I njohur dhe me nofkën Xhoda, Ferri është një ndër aktorëty që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë për kontributin dhe rolet e tij në kinematografinë shqiptare.

Në një nga intervistat e tij, dhënë rreth 14 vite më parë vetë aktori ka folur dhe për vdekjen dhe pengun më të madh në jetën e tij.  “Zhgënjimi i parë dhe më i rëndi në jetë ka qenë se nuk më kanë lënë që të studioja atë që doja, që ishte arkitektura”, do të shprehej Ferri.

Në një ndër intervistat e tij të fundit, pyetjes së moderatorit Arian Çani se cila do të ishte dëshira e tij e fundit nëse do të vdiste tani, në këto momente”, përgjigja e tij do të ishte, “padyshim që do të shkonte në favor të atyre njerëzve që mbeten pas nesh”.

View this post on Instagram

Zone e lire 29 Shtator 2006 Xhote 👋 nese na sheh nga lart… #xhevdetferri

A post shared by Zone e Lire (@zoneelire.al) on

 

Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role). Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit deputon në vitin 1980 ne “Skëterrë ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i e Pali në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit./abcnews.al