Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Muzikë të lartë në kohë pandemie, procedohen 4 persona në Durrës

schedule09:37 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:37 - 10 Korrik, 2020

Katër persona janë proceduar penalisht në Durrës për “Prishja e qetësisë publike”.

Policia sqaron se gjatë kontrolleve të kryera ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë konstatuar dy lokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Për këtë janë proceduar penalisht katër persona. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.



Njoftimi i policisë:

Durrës

Kontrolle të shtuara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, kanë konstatuar dy lokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë;

-E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!