Një i moshuar ka rënë nga pallati në orën 15:05 të ditës së sotme, por për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime serioze pasi fati ka qenë me të.
Siç duket edhe në videon e ardhur në redaksinë e abcneës.al, i moshuari ka rënë mbi një tendë, gjë e cila i ka shpëtuar jetën.
Ai duket i vetëdijshëm dhe pa probleme të mëdha, ndërsa policia bën me dije se fill pas ngjarjes i moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ngjarja ndodhi nga zonën e Astirit në Tiranë dhe ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve që ndodheshin aty pranë. /abcnews.al