VIDEO/ Mos e humbni simulimin më qesharak, ndodh në finalen e Libertadores

schedule09:42 - 28 Nëntor, 2021

schedule 09:42 - 28 Nëntor, 2021

Deyverson mbrëmë ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Palmeiras me golin e shënuar në finalen e Copa Libertadores kundër Flamengo.

Veç kësaj ai është bërë viral me një nga simulimet më qesharake që mund të jenë parë në një ndeshje futbolli.

Gjatë shtesës, kur Palmeiras ishte në epërsi ndaj Flamengo, sulmuesi 30-vjeçar që ka luajtur edhe në LaLiga e Bundesliga, u bë qesharak.

Një goditje e lehtë që i bëri arbitri i ndeshjes e lëshoi “thes” në tokë Deyverson, i cili tentoi të mashtronte me idenë se u godit nga lojtari kundërshtar.

https://twitter.com/i/status/1464727628338901002

Kurioziteti është i madhe se çfarë ka menduar sulmuesi pasi e ka parë videon e bërë virale në rrjetet sociale… / abcnews.al