ABC News siguron videon e sulmit te kryer nga 35 vjeçari Kostandinos Kaçifas paraditen e së dielës mbi forcat e policisë në qender të fshatit Bularat.
Më pak se 30 sekonda. Kaq ka zgjatur sulmi me armë që Kostandinos Kaçifas ka kryer me armë në dorë në mes të ditës, në mes të fshatit Bularat. ABC News ka mundur të sigurojë një video të bërë në mënyrë amatore vetëm pak çaste para se 35 vjeçari të qëllonte mbi makinën e policisë.
Kaçifas shfaqet me një armë automaktike në dorë, ndërkohë që në rrugë kalojnë banorë të fshatit, të moshuar dhe biles dhe fëmijë. Në pamjet e siguruara nga ABC News, Kostandinos Kaçifas shfaqet i veshur me një bluzë kamuflazh si dhe rroba të tjera në dukje ushtarake. Pasi përshkon rrugën kryesore, ai duket se tendton të fshihet pas një makine dhe më pas qartazi largohet. Këto ndoshta me shumë gjasa do të jenë imazhet e fundit në të gjallë të 35 vjeçarit që tronditi me një breshëri të gjatë plumbash jo vetëm Bularatin minoritar, por edhe Shqipërinë e Greqinë./abcnews.al