VIDEO/ Moment emocionues, Ancelotti përlotet gjatë nderimit për Maradonën

schedule19:19 - 28 Nëntor, 2020

schedule 19:19 - 28 Nëntor, 2020

Në këto momente po luhet Everton-Leeds United në Premier League. Një minutë heshtje u mbajt para fillimit të sfidës në nderim të Diego Armando Maradonës, i cili u nda nga jeta ditën e mërkurë.

Duartrokitje nga lojtarët, stafet teknike dhe Carlo Ancelotti në lot. Trajneri italian i Everton, u shfaq tepër i emocionuar.

Kundër “El Diez” është përballur disa herë në sfidat e paharrueshme dhe spektakolare mes Napolit dhe Milanit në vitet ’90 në Itali.

Largimi i ikonës së futbollit argjentinas në moshën 60-vjeçare, i ka trishtuar të gjithë, teksa në çdo stadium vijohet të nderohet me një minutë heshtje. /abcnews.al