Orët e para të ditës së sotme u shoqëruan me praninë e mjegullës së dendur që përfshiu rajonin e Kukësit.
Dendësia më e madhe e saj ishte në ultësirën e Kukësit për shkak të ujit të liqenit të Fierzës i cili përshkon Rrugën e Kombit në më shumë se 40 km të saj, nga Morina deri në Fushë-Dukagjin.
Në kushtet e pamjes së kufizuar, drejtuesit e mjeteve po tregojnë kujdes në shpejtësi të reduktuar dhe nën këshillimin e policisë rrugore që patrullon e këshillon në disa segmente të caktuara.
Fenomeni e pranisë së mjegullës është thuajse i përhershëm në periudha kohore të fundit të vjeshtës dhe fillimit të pranverës, ndërsa shihet edhe si shqetësim për shëndetin e qytetarëve duke ndikuar në irritimin e rrugëve aspiratore, veçanërisht për fëmijët, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.
n.d./abcnews.al