VIDEO | Mjaftojnë 27 sekonda, Augsburgu befason Bayernin

schedule15:33 - 19 Tetor, 2019

schedule 15:33 - 19 Tetor, 2019

Transferta kundër Augsburgut ka nisur shumë keq për Bayern Munchen. Vendasve u kanë mjaftuar 27 sekonda për të ndëshkuar Manuel Neuer.

Marco Ritcher, i cili mori një pasim nga Rani Khedira, ishte autori i golit, duke dërguar stadiumin në festë. Augsburgu ka humbur 9 nga dhjetë ndeshjet shtëpiake kundër ekipit bavarez, teksa ka fituar në prill të vitit 2014.

Tani pritet reagimi i djemve të Niko Kovac. Bayerni nuk mund të pajtohet me këtë rezultat dhe do të nisë ofensivën për të barazuar sa më shpejt sfidën. /abcnews.al