VIDEO/ Milan shënon edhe të tretin, Tomori futet në listën e golashënuesve

schedule22:24 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 22:24 - 2 Dhjetor, 2023

“Kuqezinjtë” e Milan duket të jenë në super formë mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa kanë arritur të gjejnë edhe golin e 3-të të sfidës ndaj skuadrës së Frosinone, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A.

Nga një “rrëmujë” në zonën kundërshtare përfiton qendërmbrojtësi, Fikayo Tomori, i cili me portën e boshatisur nuk gabon, për të “vulosur” përfundimisht fitoren e “kuqezinjve”. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: