Video/Mikrobusi me nxënës del nga rruga, disa të plagosur

schedule09:07 - 12 Mars, 2018

schedule 09:07 - 12 Mars, 2018

Një mikrobus që që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga, e për pasojë janë plagosur dhjetë prej tyre. Sipas njoftimit të policisë, katër nga të plagosurit, të cilët janë nxënës të moshës 17 vjeçare u dërguan në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa një nxënëse 18 vjeçare, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Po sipas të dhënave të policisë, janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë. Ai është ndaluar nga policia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al