VIDEO/ Midtjylland dhe Krasnodar shkruajnë historinë, Olayinka në Europa League

schedule22:59 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:59 - 30 Shtator, 2020

Slavia Prague dhe Peter Olayinka e nisën shumë mirë takimin e dytë ndaj Midtjylland, por në fazën e grupeve të Champions League shkuan danezët pas fitores 4-1 në shtëpi (0-0 sfida e parë).

Sulmuesi nigerian, pjesë e Skënderbeut dhe Bylisit në të kaluarën, kaloi skuadrën çeke në avantazh në minutën e tretë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa vendasit nuk u përmbajtën në 45 minutat e dyta.

Skuadrat e kualifikuara në grupet e Champions

Katër gola shënuan vikingët dhe siguruan një kualifikim fantastik. Në grupet e Champions League edhe Krasnodar dhe Salzburg. Rusët fituan 1-2 në Selanik ndaj PAOK-ut vendas, rezultat me të cilin kishin triumfuar edhe në shtëpi.

3-1 fitoi edhe Salzburg në Austri përballë Maccabi Tel Aviv, duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 5-2 (1-2 për miqtë takimi i luajtur në Izrael).

Arritje historike për Midtjylland dhe Krasnodar, që do të luajnë për herë të parë në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al