VIDEO/ “Më shpëtoni fëmijët”, përlot nëna pasi nxirret nga rrënojat në Turqi

schedule13:25 - 25 Janar, 2020

schedule 13:25 - 25 Janar, 2020

Pamjet që vijnë nga Turqia pas tërmetit të mbrëmshëm janë tragjike.

Deri më tani janë konfirmuar 22 të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e të mbijetuarëve nga rrënojat.

Në njërin prej rasteve të shumta ata kanë nxjerrë një nënë nga rrënojat, e cila harron veten dhe thotë se duhet të nxjerrin fëmijët, raporton abcnews.al.

 

View this post on Instagram

“Çocuklarım merdivenin altında” Elazığ'da enkaz altından yaralı kurtarılan bir kadının, enkaz altında kalan çocuklarının yerini tarif ettiği anlar.

A post shared by TRT Haber (@trthaber) on

“Fëmijët e mi janë nën derën e çelikut aty poshtë. Ju lutem shpëtojini ata. Ju lutem”, shprehet ajo.

Ndërkohë më parë, në mediat turke u shfaq videoja e komunikimit të një pjestareje të ekipit të shpëtimit me një grua që kishte mbetur me familjen nën rrënoja.

Komunikimi është përlotës dhe tashmë po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

“Azize të lutëm fol me të gjithë që janë aty. Thirri emrat të gjithëve dhe mos ler njeri të flejë gjumë. Ti je shpresa jonë e vetme aty”, shprehet pjestarja e ekipit të shpëtimit.

“Ke fëmijet aty, bëhu e fortë për ta. Thuaji të marrin frymë me hundë dhe ta nxjerrin me gojë. Rrini të qetë sepse ne jemi këtu sipër. Po punojmë për t’ju shpëtuar”, vijon ajo.

Tërmeti goditi qytetin e Elazig në Turqinë jug-lindore gjatë mbrëmjes së djeshme duke shkaktuar 22 viktima deri më tani. /abcnews.al