VIDEO/ Më e keqja nuk ka ardhur, Rama zbulon se kur do të jetë kulmi i të prekurve nga koronavirusi

schedule13:35 - 14 Mars, 2020

schedule 13:35 - 14 Mars, 2020

Krahas njoftimit për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve në parqet e qyteteve të futura në karantnië dhe zonave rekrative, Rama paralajmëroi se do të ketë rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi në vend duke theksuar se më e keqja nuk ka ardhur ende.

“Të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe në javën pasardhëse edhe më tepër.

Vetëm javën e tretë pas këtyre dy javëve, pra nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit do të mund të shohim se ku jemi ne dhe ku është armiku”, tha Rama ndërsa theksoi se një burrë nga Lushnja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbahet i intubuar në repartin Infektiv.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Jemi me fat që kemi një kohë kaq të bukur. Mund ti mbajmë dritaret hapur për ajrosjen e të fikim kondicionerët.

Po kjo nuk do të thotë të dalim xhiro, si dje apo sot, ku kishte mjaftueshëm njerëz për të cënuar rregullat, apo buz liqenit në Shkodër ku mbrëmë ishte si kohë pushimesh.

Nuk kemi kohë të vazhdojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet reakreative.

Sot kemi 38 të prekur, dy prej tyre një reanimacion. Më e keqja s‘ka ardhur akoma.

Nuk dua t’ju fusë frikën, por duhet t’ju informoj. Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët.

Para komunikimit marr miratimin e tyre.

E vërteta është përgjegjësi parësore, ndaj përhapja e koronës është e pashmangshme.

Pavarësisht se shifrat nga Merkel e Boris Johson duken alarmante, duhet kuptuar thelbi.

Virusi prek shumë, pavrësisht nga masat, por duhet ngulitur se shumica do e kalojnë pa asnjë shenjë, e dyta, shumica do e kalojnë në shpi, e treta shumica e atyre që do bëhen për spital do shërohen.

Masat shtrënguese janë të domosdoshme, sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri i atyre që do bëhen për spital do jetë shumë më i madh se sa shtretërit e këtë problem e kanë të gjithë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!