VIDEO/ Mbyllen llogaritë në Portugali, titulli kampion kthehet në kryeqytet

schedule23:17 - 11 Maj, 2021

schedule 23:17 - 11 Maj, 2021

Sporting Lisbon është shpallur mbrëmjen e sotme kampione e Portugalisë. Kryeqytetasit arritën të fitojnë me shifrat minimale ndaj Boavista me golin e Paulinho në minutën e 36-të.

Me këtë fitore skuadra e njohur ka arritur të sigurojë titullin kampion 2 javë para përfundimit, duke lënë pas Porton dhe Benfican, të paafta për të konkurruar skuadrën e Ruben Amorim.

Ky është titulli i 19 në historinë klubit. Vitin e shkuar kampione u shpall Porto, që e ka fituar titullin plot 29 herë. E para në këtë renditje është Benfica, me 37 tituj kampion. /abcnews.al