Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mbappe nuk i mjafton PSG-së, Monaco realizon përmbysjen e çmendur

schedule22:58 - 20 Nëntor, 2020

schedule 22:58 - 20 Nëntor, 2020

Ndeshje spektakolare mes Monaco dhe PSG në Ligue 1. Pesë gola të shënuar, nga një penallti për çdo skuadër, dy gola të anuluar nga VAR-i, karton i kuq dhe përmbysje e çmendur e vendasve, nga 0-2 në 3-2

Goli i parë erdhi në minutën e 25-të. Kylian Mbappe mori një pasim nga Di Maria, “dogji” mbrojtësin kundërshtar në garën e shpejtësisë dhe mposhti italianin Mannone me një goditje të saktë.

Ylli i sulmit të PSG-së dyfishoi shifrat 12 minuta më vonë. Penallti për miqtë dhe Mbappe nuk gaboi nga pika e bardhë, duke gjetur golin e nëntë në kampionat për këtë sezon.

Kampionët e Francës nuk ndaluan sulmet e tyre, Moise Kean dhe Mbappe dërguan topin në rrjetë, por teknologjia VAR i anuloi dy golat, me pjesën e parë që u mbyll 0-2.

Golat dhe rastet e MONACO-PSG

Në fraksionin e dytë të sfidës ndodhi edhe përmbysja e madhe. Kevin Volland gjeti golin e shpresës në minutën e 52-të. Sulmuesi gjerman nuk u ndal dhe realizoi sërish në minutën e 65-të.

Ekipi nga Principata mori zemër dhe u hodh në kërkim të fitores. Minuta e 84-t solli një penallti për Monacon, karton të kuq për Diallo të PSG-së dhe Cesc Fabregas nuk gaboi përballë Keylor Navas.

Mbetja me dhjetë lojtarë vështirësoi gjithçka për djemtë e Tuchel, koha në dispozicion ishte e paktë dhe Monaco ia doli të siguronte tre pikë fantastike, duke u ngjitur në vend të dytë me 20 pikë, 4 më pak se kampionët në fuqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!