Në gjykatën e posaçme prej kësaj të marte janë vendosur masat e reja të sigurisë, lidhur edhe me planin për sigurinë në gjykata.
Në hyrje do të qëndrojë një punonjës garde, ku fillimisht të gjithë personat do të futen në skaner fizik. Pasi të kalojnë në këtë kordon sigurie, do të jetë një tjetër skaner më i detajuar brenda ambienteve të GJKKO.
Ndërsa dalja do të jetë vetëm me tjetër nivel sigurie, të ngjashëm me ato të institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Ky plan masash u zhvillua pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku KLGJ ndërmori disa veprime shtesë sigurie në disa prej gjykatave.


