VIDEO / Makina përplaset me murin, plagoset një person në Korçë

schedule19:51 - 20 Shkurt, 2020

schedule19:51 - 20 Shkurt, 2020

Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Korçë.

Burime për ABC News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Voskopojë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia e Korçës thekson se paraprakisht shkak dyshohet lageshtia dhe shpejtesia tej normave kane bere qe makina është përplasur me një mur, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Korçë

Më datë 20.02.2020, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Voskop, shtetasi M. M., rreth 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit, u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al