Video/ Makina përplaset me autobusin e Laprakës

schedule12:01 - 7 Maj, 2018

schedule 12:01 - 7 Maj, 2018

Tiranë- Një automjet tip Audi A6 është përplasur me autobusin e Laprakës, rreth orës 11:15 pranë gjimnazit.

Fatmirësish nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por të gjithë pasagjerët e autobusit janë detyruar të dalin prej tij.

Sikurse duket edhe nga pamjet e sjella në redaksinë e tvklan.al, aksidenti ka shkaktuar trafik, duke bllokuar automjetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /tvklan.al