Një makinë brenda të cilës udhëtonin tre vetë përfunoi në kanal orëve të para të mëngjesit. Njëri nga ta humbi jetën në vend, kurse dy të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Fier-Rroskovec në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.
Pasi qëndruan gjatë në lokal nate, kthimi për në shtëpi ishte fatal. Makina me të cilën po udhëtonin, përfundoi në kanal.
Njëri nga tre personat në Benz humbi jetën në vend, kurse dy të tjerët janë në gjendje të rendë në spitalin e Fierit.
Aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit” në rrugën Fier-Rroskovec.
Viktima është Agron Shehaj, 52 vjeç dhe dy të dëmtuarit janë Marsel Shamataj, 25 vjeç dhe Elton Çobaj, 26 vjeç, të gjithë nga Patosi.
Njëri nga të dëmtuarit thanë mjekët e spitalit të Fierit ka nisur të reagojë pas ndërhyrjeve kirurgjikale, kurse i plagosuri i dyte është më rëndë.
Sipas policise vendore, makina drejtohej nga Elton Çobaj, i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg /l
Ekspertët supozojnë se drejtuesi i dehur ka humbur kontrollin e makinës, e cila ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Megjithatë hetuesit po merren me zbardhjen e rrethanve dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë./abcnews.al