VIDEO/ Luhet sot derbi me Lazion, ultrasit e Romës sfidojnë rregullat e Covid-19

schedule18:54 - 15 Janar, 2021

schedule 18:54 - 15 Janar, 2021

Këtë mbrëmje luhet derbi i Roma-Lazio, teksa koronavirusi vazhdon të kushtëzojë praninë e tifozëve në stadiume. Edhe në këtë betejë nuk do të ketë fansa në stadium dhe ultrasit do mjaftohen me pamjet nga televizioni.

Tifozët e Romës nuk kanë duruar më dhe kanë thyer dhe rregullat e pandemisë për të mbështetur Kumbullën me shokë përpara një ndeshje aq delikate dhe të rëndësishme si derbi ndaj rivalëve të urryer të qytetit.

Ditën e sotme kur skuadra po stërvitej, rreth 300 tifozë kanë zbarkuar në qendrën stërvitore “Trigoria” për të mbështetur skuadrën dhe i dhënë zemër djemve. Ndeshja luhet sot në 20:45 dhe është e vlefshme për javën e 18 të Serie A. /abcnews.al