Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. ABC News ka mësuar se një person ka mbetur i plagosur ndërsa të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra- tjetrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’ në qendër të qytetit.
Burime për ABC News njoftojnë se në rrethana ende të paqarta dy automjete kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy makinave, një autoveturë merzedes-benz dhe një fuoristrade.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë.
Informacionet për persona të plagosur janë kontraditore por janë duke u verifikuar të gjitha të dhënat.
Sipas raportimit të gazetarit Simon Shkreli për abcnews.al dyshimi për persona të plagosur ka ardhur si pasojë e lëvizjeve në emergjencë të ambulancave në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë policia ka dhënë informacionin e saj paraprak, ku thotë se të shtënat kanë qenë në ajër, dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Njoftimi i policisë:
“Shkoder/ Informacion Paraprak
Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .
Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”./abcnews.al