VIDEO / Luftë me armë nga makina në makinë në Shkodër, policia jep të dhënat e para

schedule15:00 - 12 Shkurt, 2020

schedule15:00 - 12 Shkurt, 2020

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. ABC News ka mësuar se një person ka mbetur i plagosur ndërsa të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra- tjetrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’ në qendër të qytetit.

Burime për ABC News njoftojnë se në rrethana ende të paqarta dy automjete kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy makinave, një autoveturë merzedes-benz dhe një fuoristrade.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë.

Informacionet për persona të plagosur janë kontraditore por janë duke u verifikuar të gjitha të dhënat.

Sipas raportimit të gazetarit Simon Shkreli për abcnews.al dyshimi për persona të plagosur ka ardhur si pasojë e lëvizjeve në emergjencë të ambulancave në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë policia ka dhënë informacionin e saj paraprak, ku thotë se të shtënat kanë qenë në ajër, dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

“Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .

Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor  dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin  dhe kapjen e autorit”./abcnews.al