VIDEO | Liverpool vazhdon fitoret edhe me ekipin C, Klopp e ndjek nga TV

schedule23:04 - 4 Shkurt, 2020

schedule 23:04 - 4 Shkurt, 2020

Liverpool ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Shrewsbury në takimin e përsëritur për FA Cup, pasi doli 2-2 në ndeshjen e parë në transfertë. Një autogol nga Williams në minutën e 75-të, mjaftoi që të kuqtë e Jurgen Klopp të triumfonin.

Në fakt, vetë Klopp nuk ishte i pranishëm në stadium dhe ia besoi drejtimin e skuadrës Neil Critchley, asistentit të tij, ndërsa në fushë, ishin të gjithë lojtarët e akademisë dhe të grupmoshave. Ndërsa takimi tjetër mes Oxford United dhe Newcastle, është mbyllur në barazim 2-2 dhe skuadrat janë duke luajtur shtesat./abcnews.al