VIDEO/ Lewandowski zhbllokon ndeshjen, dëmtim i frikshëm i Davies

schedule15:48 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:48 - 24 Tetor, 2020

Bayern Munich po përballet me Eintracht Frankfurt dhe ndeshja është zhbllokuar që në minutën e dhjetë. Golin e ka shënuar i zakonshmi Robert Lewandowski me një goditje të saktë brenda zone.

Polaku bëri detyrën, por shqetësimi i Bayern Munich është tjetër dhe lidhet me mbrojtësin Alphonse Davies. Amerikani i bavarezëve u dëmtua keq që në minutën e parë të ndeshjes.

Anësori i majtë u fiksua nga kamerat, teksa i ikën këmba keq dhe te Bayern shpresojnë që të mos ketë diçka serioze për yllin e tyre. /abcnews.al