VIDEO/ Leipzig ngjitet në krye të Bundesligës, festojnë Leverkusen e Hertha

schedule17:25 - 6 Mars, 2021

schedule 17:25 - 6 Mars, 2021

Leipzig nuk gabon në fushën e Freiburg dhe ngjitet përkohësisht në krye të Bundesligës. Ekipi i Julian Nagelsmann fitoi 0-3 në transfertë. Dy golat e parë erdhën falë gafave të mbrojtjes vendase. Christopher Nkunku dhe Alexander Sorloth dërguan topin në rrjetë, teksa suedezi Forsberg vulosi suksesin me “tris”.

53 pikë numëron Leipzig, një më shumë se Bayern Munchen, që pret Dortmund në shtëpi ditën e sotme (18:30). Bayer Leverkusen siguroi tre pikë fantastike në transfertë për objektivin Champions League. “Aspirinat” fituan 0-1 në fushën e M’Gladbach falë golit të Patrick Schick 14 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Eintracht Frankfurt nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 shtëpiak kundër Stuttgart. Të dy golat u shënuan brenda një minute. Kalajdzic kaloi skuadrën mike në avantazh (68′), ndërsa vendasit reaguan menjëherë me rrjetën e Kostic. Dy ndeshjet e tjera u mbyllën me fitoret e skuadrave vendase.

Hertha Berlin mposhti 2-1 Augsburg falë golave të Piatek dhe Lukebakios në pjesën e dytë. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në përballjen Hoffenheim-Wolfsburg, me vendasit që siguruan fitoren e dytë radhazi në fushën e tyre. /abcnews.al

 

Renditja e Bundesligës