Vllaznia fitoi në Ballsh dhe kryeson kampionatin me nëntë pikë më shumë se Vllaznia. Në Shkodër po përjetojnë momente të bukura, teksa si zakonisht lokalet kanë qenë plot në orarin e ndeshjes së kuqebluve me Bylisin dhe te goli në minutat shtesë festa ka qenë e madhe.
Ky moment pozitiv nuk mund të ndalet nga rregullat anti-covid. Me të mbërritur ekipi në Shkodër, një numër i konsiderueshëm kanë pritur ekipin dhe të ngazëllyer kanë nxituar të takojnë futbollistët dhe stafin teknik.
“Kush s’kërcen nuk është shkodran”, është një nga koret e tifozëve, ndërkohë që trajneri Thomas Brdaric e ka parë veten në ajër. Gjermani duket i lumtur dhe feston, në një qytet që e do shumë futbollin dhe i priste prej vitesh këto momente. / abcnews.al