VIDEO/ Kumbulla spektakolar, realizon supergol me kokë

schedule21:49 - 20 Janar, 2022

schedule 21:49 - 20 Janar, 2022

Marash Kumbulla sërish protagonist te Roma, këtë herë në Kupën e Italisë në ndeshjen kundër skuadrës së Lecce.

Ekipi i Serie B shënoi i pari në portën e verdhekuqve, që kanë reaguar dhe kanë gjetur golin e barazimit që në pjesën e parë.

Ka qenë pikërisht Marash Kumbulla, ai i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka çuar shifrat në 1-1.

Kumbulla ishte nga më të mirët në fushë edhe në ndeshjen e kampionatit kundër Cagliari, madje mori edhe elozhe nga trajneri Jose Mourinho. /abcnews.al/

SHIKO GOLIN KETU