Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të Superiores. Kukësi e ka të thjeshtë në Vlorë, pasi po kryeson 0-2 kundër Flamurtarit. Një dopietë nga sulmuesi kryesor i skuadrës, Vasil Shkurtaj, bën që djemtë e Duros të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.
Tirana po kryeson 2-1 kundër Teutës. Lorenco Vila kaloi në avantazh Teutën në minutën e 13-të, me një gol të bukur me kokë, por Tirana përmbysi gjithçka në 12 minuta.
Ngoo ishte ai që barazoi, pas një gafë trashanike të portierit Frashëri. Më pas, sulmuesi britanik asistoi për Torassan, me argjentinasin që kaloi në epërsi Tiranën. Çyrbja u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë, duke lënë me 10 futbollistë Teutën./abcnews.al
SUPERIORE, java 20
Tirana – Teuta 2-1
Ngoo 27′, Torassa 39′ / L. Vila 13′
Flamurtari – Kukësi 0-2
Shkurtaj 7′ 13′