VIDEO | Kualifikohen Roma dhe Leverkusen, një sfidë shkon në shtesa

schedule20:50 / 27/02/2020

Asnjë surprizë në ndeshjet e orës 18:55 të Europa League. Roma rrezikoi një moment pas golit të Gent, por barazoi ndeshjen me anë të Kluivert dhe kualifikohet për më tej pas barazimit 1-1 në Belgjikë kundër Gent.

Kualifikim arriti edhe Bayer Leverkusen. “Aspirinat” kishin fituar 2-1 në shtëpi kundër Portos dhe ia dolën të triumfonin edhe në Portugali me rezultatin 1-3. Wolfsburg dhe Basel triumfuan sërish përballë Malmo dhe APOEL dhe janë dy skuadrat e radhës që kualifikohen në raundin e 1/8.

LASK konfirmohet një skuadër e fortë dhe ia doli të eliminonte AZ Alkmaar, skuadër që po rivalizon me Ajax për titullin kampion në Holandë. Austriakët, që kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, shënuan nga një gol për pjesë dhe fituan 2-0.

Espanyol nuk i vlejti fitorja 3-2 në shtëpi me Wolves. “Ujqërit” anglezë kishin fituar 4-0 në sfidën e parë dhe janë ata që avancojnë më tej. Ndeshja e fundit është ajo mes Basaksehir dhe Sporting Lisbonë.

Portugezët fituan 3-1 në fushën e tyre, ndërsa turqit reaguan me të njëjtën mënyrë. Dueli ka shkuar në shtesa, teksa nuk përjashtohet që penalltitë të shpallin skuadrën që do të kualifikohet. /abcnews.al

schedule20:50 / 27/02/2020