VIDEO/ Kryetari i Barit del rrugëve dhe kap qytetarët: Shkoni në shtëpi, merrni vesh apo jo!

schedule10:32 - 19 Mars, 2020

schedule 10:32 - 19 Mars, 2020

Mos ndërgjegjësimi i qytetarëve për të qëndruar në shtëpi, ka nxjerrë vetë në rrugë kryetarin e bashkisë së Barit në Itali.

Antonio Decaro është filmuar në rrugët e qyetit teksa i urdhëron qytetarët të shkojnë në shtëpi.

“Duhet të shkosh në shtëpi. Shkoni luani playstation në shtëpi, nuk mund të luani tenis rrugëve. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi. Pas meje po vjen policia. Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo. Do më sëmurni edhe mua nga zemra”, u drejtohet ai qytetarëve.

Video e publikuar në rrjetet sociale është kthyer tashmë në virale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!