Kombëtarja e Shqipërisë, arriti një rezultat të madh mbrëmjen e sotme përballë Çekisë në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0.
Ishte Jasir Asani ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë dhe Seferi dy herë në pjesën e dytë.
Pas 6 ndeshjeve, Shqipëria është në vendin e parë në grup me 13 pikë dhe i duhen dhe vetëm dy pikë, në ndeshjet e mbetura, ajo në transfertë me Moldavinë dhe ajo në shtëpi me Ishujt Faraoe.
Ndeshja e sotme ka pasur një rekord shikueshmërie, jo vetëm në stadium, por edhe në sheshet e qyteteve.
Pas përjetimit të emocioneve që dhuroi ndeshja për 97 minuta, ka nisur festa.
Jo vetëm në Stadium, Tirana “gumuzhin” në rrugë pas triumfit të madh të kombëtares:
Makina, flamuj dhe këngë, kështu po festohet në Shkodër:
Lokalet dhe rrugët plot, festa e fitores së kombëtares në Sarandë:
Elbasani nuk “fle gjumë”, kështu po festohet fitorja e kombëtares ndaj Çekisë:
Durrësi plas fishekzjarre, festë e madhe për fitoren e kombëtares:
Edhe Fieri “derdhet” në rrugë, për të festuar fitoren e madhe të “kuqezinjve”: