VIDEO/ Kim Kardashian ndërpret intervistën pasi djemtë e saj po bënin zhurmë

schedule13:43 - 23 Qershor, 2022

schedule 13:43 - 23 Qershor, 2022

Kim Kardashian ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon të martën, ku për një moment iu desh që të ndërpriste intervistën pasi djemtë e saj po bënin zhurmë. Ylli me famë botërore kishte marrë me vete djemtë 6 dhe 3 vjeçar.

Pak minuta pasi filloi intervista, Jimmy e ndërpreu Kim-in për të thënë: “Po dëgjoj fëmijë”. Themeluesja e SKIMS më pas iu drejtua djemve të saj Saint dhe Psalm, të cilët ishin ulur në audiencë: “Djema, a mund të ndaloni? Kjo është hera juaj e parë në punë me mua

Pas paralajmërimit të parë, Kardashian vazhdoi të bisedonte me prezantuesin, përpara se të ndalonte edhe një herë. Pak çaste më vonë, ajo iu drejtua përsëri fëmijëve të saj dhe tha: “Djema seriozisht, duhet të shkoni”.

/abcnews.al