Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ishin në kërkim nga SPAK. Gjashtë shqiptarë u ekstraduan nga Dubai, momenti kur mbërrijnë në Rinas

schedule21:52 - 5 Qershor, 2026

schedule 21:52 - 5 Qershor, 2026

Kanë mbërritur në Shqipëri gjashtë shtetas shqiptarë, të cilat janë ekstraduar nga Dubai. Ata ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Bëhet fjalë për, Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, i njohur si vëllai i Edmond Papës, i ekzekutuar në dhjetor të vitit 2022. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në zonën e Sarandës gjatë viteve 2019–2021.

-Shkëlzen Kraja, sërish pjesë e grupit kriminal së bashku me Kristo Qiricin. Në vitin 2024, atij iu sekuestruan disa pasuri në emër të tij me urdhër të SPAK.



-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës, i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj.

-Ilir Lazri alias Ilir Sula, 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

-Merxhan Çeliku, 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si pjesë e grupit të Amant Josifit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!