Leicester City ka reaguar pas humbjes në shtëpi kundër Southampton dhe ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Burnley. Autori i golit është Harvey Barnes. 22-vjeçari ndërmori një aksion ë bukur nga mesi i fushës dhe gjeti golin.
Realizim i bukur i mesfushorit të majtë që gjen golin e dytë në kampionat. “Dhelprat” kanë hedhur një hap drejt marrjes së tre pikëve që do e barazonin me Manchester Cityn e vendit të dytë. /abcnews.al