Është luajtur sot klasikja e futbollit francez, mes PSG-së dhe Marseille, sfidë e cila është fituar nga kampionët në fuqi të Francës me rezultatin e thellë 4-0. Icardi dhe Mbappe kanë shënuar nga një dopietë që në pjesën e parë, duke mbyllur shumë shpejt historinë e takimit. Icardi hapi serinë e golave, në minutën e 10-të të takimit.
Më pas, sulmuesi argjentinas do të shënonte sërish, në minutën e 26-të. Radhën për të dhuruar spektakël, e pati talenti Kylian Mbappe. Sulmuesi francez vazhdon të impresionojë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht, Mbappe shënoi në minutën e 32-të, për të gjetur dhe golin e dytë personal një minutë para fundit të pjesës së parë.
Një fitore fantastike kjo e PSG-së dhe sulmi i parisienëve, duket shumë i fortë për çdo skuadër në Ligue 1./abcnews.al
Ligue 1, java 11
PSG – Marseille 4-0
Icardi 10′ 26′, Mbappe 32′ 44′