VIDEO | I pandalshmi Hulk, si braziliani shkatërroi ekipin e Lyon në Champions

schedule17:16 - 22 Mars, 2020

schedule 17:16 - 22 Mars, 2020

Forcë, shpejtësi, kualitet, potencë dhe një e majtë e frikshme: Ky ishte braziliani Hulk, që me fanellat e Porto dhe Zenit, ka shënuar disa gola të paharrushëm.

Një ndër golat më të famshëm të brazilianit, është silura e tij në Champions League përballë francezëve të Lyon. Pasi merr një top në mesfushë, Hulk nis vrapimin e fuqishëm. Pasi lë mbrapa Tolisso dhe Lacazette, Hulk gjuan nga një distancë e largët me të majtën, duke turpëruar portierin Lopez.

Topi mori një trajektore të pabesueshme dhe gjeti rrjetën anësore, duke shokuar portierin francez. Kamerat në stadium kanë arritur ta filmojnë më së miri këtë gol, që mbetet një ndër golat më të bukur në Champions League./abcnews.al