VIDEO/ I pandalshëm edhe në Kupë, Guirassy nderon Stuttgart ndaj “verdhezinjve” të Borussia Dortmund

schedule22:50 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 22:50 - 6 Dhjetor, 2023

Së bashku me skuadrën e Girona, mund të thuhet me plot gojë se janë “surprizat” e sezonit 2023-2024, në 5 kampionatet më të forta në Evropë. Bëhet fjalë për skuadrën e Stuttgart, e cila mbrëmjen e kësaj të mërkure ka arritur një tjetër fitore me shumë vlera, në këtë edicion, teksa ka arritur të eleminojë “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, ndaj Kupa e Gjermanisë.

Dy gola në pjesën e dytë, fillimisht nga “sensacioni” i këtij sezoni, Serhou Guirassy, në minutën e 55’-të e më pas nga Silas, në minutën e 78’-të mjaftuan, që djemtë e teknikut Hoeness, të sigurojnë fitoren, e cila përkthehet në një “biletë”, çerek-finaleje, në DFB POKAL.

Kështu, në përballjen e raundit të radhës, skuadra e Stuttgart mund të përballet me një prej Dusseldorf, Kaiserslautern, Bayer Leverkusen, St. Pauli, Bourssia Monchengladbach, Saarbrucken apo Hertha Berlin. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Serhou Guirassy, 1-0:

Goli i Silas, 2-0: