VIDEO | I jashtëzakonshëm, Çekiçi shënon një tjetër gol fantastik

schedule19:48 - 10 Nëntor, 2019

schedule 19:48 - 10 Nëntor, 2019

Endri Çekiçi ka bërë një ndeshje të shkëlqyer sot në kampionatin slloven të futbollit, duke i dhënë praktikisht i vetëm fitoren ekipit të tij, Olimpija Ljubjana. Shqiptari shënoi të dy golat në atë fitore 2-0 kundër Tabor Sezana, si dhe kishte mundësinë të shënonte një tripletë, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 14-të, Çekiçi shënoi nga goditja e dënimit, një supergol. Në të 33-ën, futbollisti kuqezi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, por korrigjoi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar një tjetër supergol!

Sapo filloi fraksioni i dytë i lojës, Çekiçi shënon me një parabolë të bukur, duke shtangur portierin mik dhe duke i siguruar fitoren ekipit të tij. Një ndeshje e madhe kjo për sulmuesin shqiptar!/abcnews.al