VIDEO/ “Heroi” Muric pret penallti, Kosova i merr një pikë Greqisë

schedule22:41 - 14 Tetor, 2020

schedule 22:41 - 14 Tetor, 2020

Është mbyllur takimi mes Greqisë dhe Kosovës, në tokën helene, me shifrat e bardha 0-0. Djemtë e Challandes e kishin të qartë vështirësinë e takimit dhe shumicën e minutave i kaluan në mbrojtje, duke mbrojtur me fanatizëm rezultatin.

https://twitter.com/KosovanF/status/1316464545158889473

Në minutën e 19-të, Greqia kishte shansin e artë për të zhbllokuar shifrat dhe për të kaluar në avantazh, me anë të një penalltie, por Arijanet Muric bën heroi dhe e ndal sferën. Kjo pritje rezultoi vendimtare, pasi Greqia më pas nuk arriti të shënojë dhe Kosova mori një pikë, në një fushë tepër të vështirë.

GOLAT/ PORTUGALI  3-0  SUEDI

Në takimet e tjera, ranë në sy fitoret e Portugalisë dhe Danimarkës. Luzitanët mposhtën me shifrat 3-0 Suedinë, me një Diogo Jota fantastik. Ndërsa Danimarka, mori një fitore të madhe 0-1 në Angli, duke i mposhtur “Tre Luanët” pas një dalje me të kuq të mbrojtësit Maguire, që në minutën e 32-të./abcnews.al

GOLAT/ ANGLI   0-1  DANIMARKE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!