Grabitet një çift italian në zonën e Lungomares në Vlorë.
Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar ndërsa autorët kanë thyer xhamin e makinës duke marrë një shumë rreth 2500 euro si edhe sende me vlerë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonë. Gjithashtu kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa mësohet se është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/