VIDEO/ Goli i parë si bardhezi për mesfushorin, Juve ndëshkon Bolognan

schedule12:54 - 24 Janar, 2021

schedule 12:54 - 24 Janar, 2021

Juventus luan ndaj Bolognas për javën e 19-të të Serie A dhe bardhezinjtë kanë gjetur golin në minutën e 15 me Arthur Melo.

Mesfushori lëshoi një goditje rrafsh me tokën nga jashtë zone, që mori devijimin e një prej mbrojtësve kundërshtarë, duke e nxjerrë portierin jashtë loje dhe tundur rrjetën.

Ky ishte goli i parë me Juven për Arthur, i cili e nisi shumë qetë, por gjatë javëve të fundit është përmirësuar shumë dhe po bën shumë mirë. /abcnews.al