Video/ Gjendet i vdekur një person në Vlorë

schedule11:22 - 18 Maj, 2018

schedule 11:22 - 18 Maj, 2018

Një i ri u gjet i vdekur në qytetin e Vlorës dhe dyshohet se është vetëvrarë. Por familjarët kanë dyshime se ate e kanë vrarë. Pak kohë më parë viktimës së sotme iu zhduk i vëllai.

Trupi i të riut Albano Imeraj u gjet i pajetë tek Sheshi i Flamurit. Ky është momenti, kur në vendin e ngjarjes mbërrijnë të afërmit e tij. Vëllai i tij dëgjohet të thotë e kanë vrarë, e kanë vrarë.

Fillimisht u dyshua që 26-vjeçari ka vdekur nga mbidoza. Kohë më parë, ai njihej si përdorues droge. Por kur aty shkuan ekspertët e policisë, e gjetën me damarë të prerë. Dyshimet flasin për një vetëvrajse të Albona Imerajt, por megjithatë po bëhen hetimet për të saktësuar shkaqet dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për familjen Imeraj, kjo është një tjetër dramë. Më 28 Mars, djali tjetër Ksandro Imeraj u zhduk. Ai ishte nisur drejt Italisë në një Jet Sky, por nuk mbërriti kurrë atje. Mjeti lundrues u gjet në Budva të Malit të Zi, gjysëm i mbytur. Nga ajo kohë nuk ka asnjë të dhënë për të, dhe pse dyshohet që mund të jetë zhdukur në det.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!