VIDEO/ “Gerrard legjendë e Chelsea”, gafa e trajnerit të Benfica

schedule17:01 - 25 Nëntor, 2020

schedule 17:01 - 25 Nëntor, 2020

Benfica dhe Rangers ndeshen nesër në Europa League për fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një ndeshje e rëndësishme për këtë grup sepse do të tregojë shumë se cili ekip do e kryesojë grupin.

Para kësaj sfide për mediet ka folur trajneri i portugezëve, Jorge Jesus. Gjatë konferencës, ai është pyetur edhe rreth homologut të tij te Rangers, Steven Gerrard. Të gjithë e njohin këtë të fundit, që ka bërë histori me Liverpool, si një nga legjendat më të mëdha të këtij klubi.

Një fakt jo të gjithë, sepse Jorge Jesus nuk ishte shumë i qartë në konferencën e sotme për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Jesus e quan Gerrard një legjendë të Chelsea. Vështira ta falin tifozët e The Reds.

“Steven Gerrard është një legjendë e futbollit botëror dhe veçanërisht i Chelseas”, u shpreh Jesus gjatë konferencës së tij për shtyp. /abcnews.al