“Los colchoneros” të Atletico Madrid kanë arritur një fitore “magjike” mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Ëanda Metropolitano” kanë arritur të fitojnë përballjen e javës së 6-të të La Liga, në derbin e Madridit, ndaj rivalëve historikë të Real Madrid.
Sipari i golave u çel që në minutën e 4’-t me “bomberin” spanjoll, Alavaro Morata që çon bukur në rrjetë një top të krosuar nga Lino. Vetëm 14’ minuta më vonë, mesfushoir, Saul Niguez kroson një top në zonën “galaktike”, me “fantazistin” francez, Antoine Griezmann, që kërcen më lart se të tjerët, duke e çuar rezultatin në 2 me 0, mirëpo pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 35’-të të, “veterani” gjerman i mesfushës, Toni Kroos lëshon një goditje potente nga jashtë zone, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2 me 1.
Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, “bardhekuqtë” e Diego Simeone gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës, duke shënuar që në minutën e 46’, sërish pas një krosimi të Saul dhe sërish pas një goditje fantastike me kokë nga Alvaro Morata, duke “vulosur” rezultatin e thellë, 3 me 1.
Falë kësaj fitoreje, Atletico Madrid ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe aktualisht pozicionohetnë vendin e 5-të në kampionat, ndërsa “galaktikët” kanë zbritur nga froni, teksa tashmë renditën në vendin e 3-të të La Liga, me 15 pikë, 1 më pak se Girona e venditë të parë dhe Barcelona e vendit të dytë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Alvaro Morata, 1-0:
Goli i Antoine Griezmann, 2-0:
Goli i Toni Kroos, 2-1:
Goli i Alvaro Morata, 3-1: