Vjen goli i parë në derbin e zjarrtë të Romës. Edin Dzeko ka zhbllokuar shifrat në minutën e 26-të dhe në shkallë ka nisur festa verdhekuqe.
Boshnjaku u ndihmua edhe nga gafë e pafalshme e Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar i bardhekaltërve nuk e llogariti saktë kohën e daljes dhe u befasua nga gjiganti i Romës, i cili dërgoi topin me kokë në portën e boshatisur. /abcnews.al


