Takimi në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë, është mbyllur me fitoren 3-1 të vendasve. Kjo ndeshje, ishte shumë e bukur dhe e luftuar, me të dyja skuadrat që patën raste të shumta për të shënuar.
Ishin shkodranët ata që shënuan të parët në “Niko Dovana”. Lika ekzekuton shumë mirë një goditje dënimi, por ndalet nga Frashëri. Megjithatë, Gurishta është aty për të përfituar dhe shënon në minutën e 16-të.
Teuta do të barazonte shumë shpejt, pasi 11 minuta më vonë, Hoxha do të shënonte në zhvillimet e një goditje dënimi. Në shtyllën e dytë, mbrojtësi është i lirë dhe shënon me portën e boshatisur.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Todorovski përmbys gjithçka dhe i jep avantazhin Teutës. Portieri Laco bën një gabim të madh dhe i dhuron topin Todorovskit, i cili shënon nga një distancë e largët.
Pjesa e dytë, nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Teutën, pasi që në sekondat e para, sulmuesi i talentuar, Lorenco Vila, shënon me kokë, duke përfituar sërish nga një dalje jo e studiuar mirë e Laços. Teuta merr kështu tre pikët, ndërsa Vllaznia largohet me një humbje 3-1 nga Durrësi./abcnews.al
TEUTA – VLLAZNIA 3-1
Hoxha 24′, Todorovski 45′, L. Vila 46′ / Gurishta 16′
Teuta: Frashëri, Todorovski (Avdi 73′), Hoxha, Hrejlic, Kouros, Kallaku, Aleksi (Kalaja 81′), L. Vila, E. Vila, Çyrbja, Coulibali (Beqja 60′). Trajner: E. Martini
Vllaznia: Laço, Gurishta, Malota, Adili, Gligorov (Marku 80′), Ramadani (Kruja 79′), Lika, Hygor, Krymi, Junior, Hristov (Sidorenco 59′). Trajner: M. Jonuz
Kartonë të verdhë: L.Vila 47′, Avdyli 85′ / Malota 27′, Krymi 56′, Adili 70′